http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njëri prej ish avokatëve të Emiljano Shullazit deklaroi se prokurori i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj e kishte kërcënuar me arrestim Ylvi Beqjan nëse ai nuk do të dëshmonte kundër Shullazit.
Në seancën e kësaj të marte dy ish avokatët Nexhdet Kambo dhe Alban Qafo dhanë dëshmitë e tyre.
Kambo tha se ai takohej me Ylbi Beqajn, si mik i Shullazit. Gjatë bisedave, biznesmeni i kishte treguar për kërcënimet nga prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
?Ylvi Beqajn e kam njohur pasi u arrestua Shullazi dhe Dani, pasi isha avokat i tyre gjatë seancës së masave. Beqaj me deklaroi se Shullazin e kishte mik se e kishte ndihmuar për regjistrimin e hotel Vollgës si pronë. E kam takuar disa herë pasi më vinte në zyrë. Në një nga takimet më deklaroi se ishte kërcënuar nga disa persona mes tyre dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, se nëse nuk dëshmonte në favor të shtetit kundër Emiliano Shullazit atëherë Prokuroria do e arrestonte dhe atë për financim të grupit kriminal.?
E njëjta dëshmi e Nexhdet Kambos u mbështet dhe nga avokati tjetër Alban Qafo. Ish mbrojtësit e Shullazit u pyetën dhe nga prokuroria lidhur me biznesmenin. Sipas tyre Ylvi Beqja u kishte thënë se Shullazi kujdesej për mbrojtjen e tij, por edhe interesohej në zyrat e shtetit për pronësinë e ish Hotel Vollgës.