Një grup shqiptarësh u bënë bashkë në Londër dhe marshuan me flamujt kuqezi si një mesazh për të gjithë shqiptarët e diasporës, që sipas tyre kanë dëshirën dhe ambicien për të kontribuar për fatet e vendit.
Organizatorët, një grup shoqatash të emigrantëve thonë se ka ardhur koha që diaspora të kontribuojë me ekspertët më të mirë për të sjellë ndryshimet në vend, për një Shqipëri sociale dhe të barabartë për të gjithë.
?Asgjë nuk ndryshon, nëse nuk e ndryshojmë ne vetë dhe se ka ardhur koha për të reflektuar të gjithë si komb për të ardhmen, thanë organizatorët?
Thirrja e tyre është ?kombi në udhëkryq dhe se Shqipëria është e jona jo vetëm në 28 nëntor?. Ata apelojnë për të drejtat brenda dhe jashtë trevave shqiptare, të drejtën e votës së emigrantëve kudo që ndodhen dhe reformën në drejtësi ka ardhur koha që të reflektojmë të gjithë për të ardhmen e kombit, thanë organizatorët, që nuk mbajtën fjalime në këtë organizim në Londër.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#London#Albania#TopChannel