BDI-ja intensifikon fushatën për marrjen e deputetëve të diasporës

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

BDI-ja është hedhur në ofensivë për të grumbulluar votat e mërgimtarëve që janë kyçe për 3 deputetët e diasporës. Kreu i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari po qëndron në Zvicër për të realizuar takime me mërgimtarët. Me këtë rast ai foli për rëndësinë e votës së mërgimtarëve duke përkujtuar zgjedhjet lokale të plot një viti më parë, kur pikërisht vullneti i mërgimtarëve shqiptarë që udhëtuan me mijëra e mijëra kilometra mundësoi që pas 70 vitesh Kërçova të kthehet në Uskanë.

"Sot mbushet një vit nga fitorja historike e Kërçovës. Mundi juaj, djersa juaj dhe vota juaj e 24 marsit 2013, përcaktuan fatin e këtij qyteti të lashtë iliro-shqiptar, i cili pas 70 vjetësh iu kthye atyre që u takonte. Na u kthye dinjiteti, krenaria dhe guximi, falë mobilizimit tuaj brilant në gjithë diasporën shqiptare, ku jetojnë dhe veprojnë kërçovarët e mi të dashur", deklaroi Fatmir Dehari, kryetar i Kërçovës.

Dehari u shpreh se para mërgimtarëve gjendet edhe një sfidë e cila kërkon mobilizim, për t'iu garantuar një vend më shumë në parlamentin e Maqedonisë.

"Fitorja e 24 marsit...është mjaftueshëm e fortë, për të na mbajtur të gjithëve, entuziazmin e vullnetin edhe për një tjetër sfidë. Atë të 27 prillit. Ndaj dua t'u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve mërgimtarë kudo ku ndodhen, të dëgjojnë e ndjejnë mesazhin kuptimplotë të fitores së Kërçovës, t'i thirrin vullnetit dhe të kërkojnë në përfaqësitë konsullore të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Fitorja e tre deputetëve shqiptarë të diasporës do të jetë binjakja e asaj të Kërçovës", tha Fatmir Dehari, kryetar i Kërçovës.

Beteja për Kërçovën gjatë zgjedhjeve të kaluara lokale u shndërrua nga një betejë politike në një betejë etnike. Zgjedhjet lokale të 24 marsit nxorën në pah koalicione etnike. Fjalori i politikanëve gjatë fushatës u ashpërsua tej mase. Madje vetë kryeministri Gruevski në Strugë dhe Kërçovë bëri thirrje masive për votim, me qëllim që Struga dhe Kërçova të mos udhëhiqen nga shqiptarë. Gruevskit madje i pengonin edhe fotografitë që kreu i tanishëm i komunës së Kërçovës Dehari kishte publikuar si i veshur me uniformën e UÇK-së. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form