Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksportuesit shqiptarë do të kenë mundësi të lidhin kontrata me rreth 600 restorante në diasporë me pronarë shqiptarë apo që menaxhohen prej tyre.
Evidentimi i tyre është realizuar nga përfaqësitë diplomatike.
Bushati: Hapi i dytë i këtij projekti do të jetë kanalizimi i të gjitha energjive në mënyrë që nga këto 600 restorante dhe biznese shqiptare ne të kemi mundësi që një pjesë të prodhimeve shqiptare që mund të eksportohen në tregjet europiane dhe të Amerikës së Veriut të mbërrijë në këtë destinacion. Element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me promovimin apo brendimin e produkteve shqiptare është i lidhur ngushtë dhe me sistemin e incentivave që ofron qoftë qeveria shqiptare, agjenci të ndryshme apo edhe vetë BE.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/databaze-me-600-biznese-te-menaxhuara-nga-shqiptaret-e-diaspores-te-rritur-eksportet