Dy gazetarët investigativë, Fatjona Mejdini dhe Elton Qyno të ftuar në emisionin "Repoltix" kanë komentuar rastin e një hetimi 5-vjeçar të udhëhequr nga Italia, i cili u finalizua me shkatërrimin e kartelit të parë shqiptarë të kokainës e arrestimin e 20 personave.
Mejdini theksoi se Shqipëria është një vend i vogël për të zhvilluar tregtinë e kokainës, por Ekuadori është një Eldorado për grupet kriminale shqiptare. Ajo tha se në Ekuador kanë hyrë 1600 shqiptarë gjatë viteve 2017-2019 dhe një pjesë e madhe e tyre kanë pasaportat tjera.