Nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa incidente në qytetin e Fierit. Një person është plagosur me armë zjarri në lokal në lagjen 15 Tetori, ku po festohej nga qytetarë të ndryshëm. Si pasojë e një konflikti Julian Serdari është qëlluar më një plumb në këmbë, nga një person i cili ende nuk është identifikuar nga policia.
30-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut. Ai është marrë në pyetje nga blutë, por dëshmia ka qenë kontradiktore pasi ka qenë në efektin e alkoolit dhe do të rimerret serish.
Policia thotë është duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe janë marrë disa dëshmi të dëshmitarëve okularë për të bërë të mundur identifikimin dhe për të zbardhur dinamiken e ngjarjes. Kjo është ngjarje është incidenti i vetëm i ndodhur në vend gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Tv Klan