EVN, 1 miliardë euro investime gjatë 20 viteve të ardhshme

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Më shumë se 1 miliardë euro do të investojë EVN-Maqedoni në 20 vitet e ardhshme në sistemin e shpërndarjes. Drejtuesit e kopanisë, sot para sektorit të biznesit, kryetarëve të më shumë komunave dhe para përfaqësuesve qeveritarë prezantuan planet e investimeve në të ardhmen me të cilat do përmirësohen shërbimet dhe cilësia.

"Sot e prezantojmë masterplanin për investimet në të ardhmen. Bëhet fjalë për një dokument të rëndësishëm. Masterplani që parasheh investime më shumë se një miliardë euro është vetëm dëshmi e përpjekjeve tona dhe qasje themelore drejtë arritjes së qëllimit tonë. Përpjekjet tona janë të mundshme vetëm përmes marrëdhënieve të partneritetit dhe bashkëpunimit me të gjitha institucionet kompetente dhe sektorin e biznesit", deklaroi Verner Hengst, kryetarë i KD-së të EVN- Maqedoni.

Në 7 vitet e kaluara për aq kohë sa EVN është prezent në tregun energjetik në Maqedoni, ka investuar 196 milionë euro në rrjetin e tensionit të ulët, të mesëm dhe atij të lartë, si dhe në rikonstruimin dhe ndërtimin e trafostacioneve të reja si dhe sigurimin e matësve të ri elektrik.

"Ajo që për mua si ministër i ekonomisë është me rëndësishme se me realizimin e strategjisë për zhvillim të energjetikës deri në vitin 2030 do të arrihet një efikasitet më I madh energjetik në Maqedoni që paraqet një ndër prioritet kryesore të ministrisë së ekonomisë. Mund të konstatoj se kjo do të thotë edhe vet fillimi i realizimit të strategjisë për zhvillimin e energjetikës në Maqedoni dhe shpresoj se të gjithë së bashku duke u nisur nga kompanitë energjetike nga institucionet qeveritare, kryetarët e komunave, sektorin real do punojmë të gjithë së bashku për të pasur edhe një të ardhme më të mirë energjetike", deklaroi Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.

Pasi para disa ditëve Saraçini njoftoi se shtyhet liberalizimi i tregut energjetik që duhet t'i përfshijë kompanitë, ndërsa për dy vite edhe ekonomitë shtëpiake- sot zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski sqaroi se shtyrja është për një kohë të pacaktuar. Për liberalizimin kanë insistuar tregtarët me energji elektrike sepse kjo është në interes të tyre, por do të shkaktonte tronditje të çmimeve për qytetarë.

"Është krejtësisht normale që tregtarët me energji elektrike që do kenë qasje në një treg më të madh dhe ndaj atyre që do jenë klientë të tyre të bëjnë presion që në këtë moment të bëhet liberalizimi sepse do kishte zbritje të caktuar për ata, por drejtpërdrejtë shuma e njëjtë do bartet tek qytetarët dhe pikërisht për këtë duhet të bëhet balancimi. Ndryshe, do ishte shumë thjeshtë të thoni, do e liberalizojmë tregun- tek kompanitë do bien çmimet e energjisë elektrike dhe të gjithë fitojnë. Por, nuk është ashtu. Do humbin qytetarët", u shpreh Vladimir Peshevski, zëvendëskryeministër i çështjeve ekonomike.

Para disa ditëve kryetari i Asociacionit të energjetikëve, Koçe Angjushev, porositi se kompanitë janë të gatshme për liberalizim, por qeveria doli me vendim se tani nuk është momenti për këtë proces që do...

Share This Video


Download

  
Report form