'Tirana vjen tek ti',Veliaj: Muzeu i Lëvizshëm do e çojë Kryeqytetin në të gjithë trevat shqipfolëse

Report TV 2020-12-05

Views 0

Në kuadër të Tiranës 100 vjet kryeqytet, Sheshi ?Skënderbej? u shndërrua ditën e sotme në një muze të hapur, pjesë e nismës Muzeu i Lëvizshëm, i cili synon promovimin e turizmit, kulturës dhe traditave të qyteteve shqipfolëse, të bashkuara tanimë në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon. Kjo nismë, e cila ka si qëllim promovimin e turizmit ndërqytetas, përfshin qytetet e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Prishtinës dhe Preshevës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përshëndeti nismën, u shpreh se ky muze do të përçojë më të mirën e Tiranës për t?i ardhur në ndihmë edhe promovimit dhe zhvillimit të ekonomisë lokale. Ai tha se Muzeu Lëvizës është një derë e hapur në secilin prej qyteteve të përfshira në këtë nismë.Meqenëse Tirana si kryeqytet u prek nga dy tërmete dhe nga fatkeqësia e pandemisë në vitin e 100 vjetorit, menduam të krijojmë mundësi që njerëzit ta shijojnë historikun e Tiranës jo duke ardhur fizikisht këtu, por duke çuar një copë të Tiranës në Prishtinë, e në disa nga qytetet kryesore të Kosovës. Në fakt, është një muze lëvizës i cili, qoftë edhe simbolikisht, do e shpjerë Tiranën në të gjitha këto treva, për t?u dhënë mundësi qytetarëve në Prishtinë, Preshevë, Tetovë, Shkup, Gjakovë e Prizren, qytetarëve në Pejë e Ulqin, të njohin rrugëtimin e Tiranës, duke pranuar se Tirana është jo vetëm kryeqendra e Shqipërisë, por është edhe kryeqendra e shqiptarisë, e asaj që e quajmë albanosfera në rajonin tone, e një shtëpie të dytë, jo vetëm për ata që vijnë nga qytete të tjera të Shqipërisë, por edhe nga ata që vijnë nga Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut apo nga jugu i Malit të Zi?, u shpreh ai.

Share This Video


Download

  
Report form