Bashkia e Tiranës inaguron rikonstruktimin e çerdhes ?Zërat e jetës? në zonën e Bregut të Lumit.
I pranishëm kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi se kjo çerdhe është një model pasi transmeton vëmëndjen e kësaj bashkie si në qendër të kryeqytetit ashtu edhe në periferi.
?Fakti që sot ?Zërat e Jetës? është një ndër çerdhet më model të Tiranës, pikërisht zonën e Bregut të Lumit, në një nga lagjet më të varfra dhe me kushtet ekonomike më të vështira, është tregues se kemi të njëjtën vëmendje si për qendrën e Tiranës, ashtu edhe në periferi, për t?u siguruar që çdo qytetar i Tiranës merr të njëjtat shërbime?,- u shpreh Veliaj.
Kreu i Bashkisë Veliaj gjatë fjalës falënderoi 31 kompani të cilat janë bërë pjesë e nismës ?Adopto një çerdhe?.
?Më vjen mirë që kjo çerdhe model është bërë pjesë e projektit ?Adopto një çerdhe?, ku shumë kompani iu përgjigjën thirrjes sonë dhe dua t?i falenderoj publikisht 31 kompanitë sepse sot kemi marrë një produkt, i cili nëse do të kishim pritur për kalendarin periodik të punimeve të Bashkisë, do të ishin dashur 10 vjet për të ardhur në këtë situatë?, përfundoi Veliaj.
Çerdhja ?Zërat e Jetës? është pjesë e projektit të nisur nga Bashkia e Tiranës dhe financuar nga një bankë e nivelit të dytë e cila në pak kohë rikthehu në funksionalitet të plotë këtë çerdhe.