Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka prezantuar nismën e ndërtimit të teatrit të ri në NoviSadi ku mori pjesë në forumin e tretë rajonal të të rinjve ku mori pjesë dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç.
Në fjalën e tij ai ndau me të rinjtë historinë e Tiranës si dhe investimet e realizuara. Madje duke folur për rikonstruksionin e Operas, rindërtimi nga e para e Teatrit të Hapur në Parkun e Liqenit, si dhe çelja pas pak ditësh e skenës së re "Turbina", Veliaj theksoi se shumë shpejt kryeqyteti shqiptar do të aplikojë në një tjetër sfidë.
Veliaj: "Po konsiderojmë seriozisht që Tirana të aplikojë për vitin 2022 si kryeqytet evropian i rinisë dhe për vitin 2024 si kryeqyteti evropian i kulturës. Me gjithë ecurinë, progresin dhe konsensusin për të pasur një teatër të ri, besoj se do të kualifikohemi dhe për ato aspekte teknike të cilat më përpara do të na përjashtonin"
Veliaj theksoi se me godinën e re të teatrit dhe me stadiumin kombëtar, Tirana do të jetë gati dhe për vente ndërkombëtare.
Veliaj: "Mungesa e një teatri ose mungesa e një stadiumi që na kanë përjashtuar nga evente ndërkombëtare, them se do të plotësohen më së miri tani që do të avancojmë me teatrin e ri. Një kryeqytet europian i kulturës që ka një opera, një teatër të ri, një amfiteatër të hapur, që ka skena alternative si Turbina, besoj se do ta bëjnë aplikimin tonë të suksesshëm dhe besoj se do të jetë konfirmimi se këto aplikime nuk janë të shkëputura nga njëra-tjetra, por janë pjesë e një pakete e cila garanton që në Tiranë mund të bëhet art dhe kulturë cilësore, që do të certifikohet edhe nga europianët për të pasur një kryeqytet europian të kulturës"
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-me-teatrin-e-ri-tirana-do-te-aplikoje-kryeqytetin-europian-te-kultures-2024