Në momentin kur sapo kishin dalë nga tuneli i Krrabës në drejtimin nga Tirana për në Elbasan, makina ku udhëtoni 4 vajza u godit nga pas nga një mjet që udhëtonte me një shpejtësi marramendëse. Përplasja qe fatale. Mjeti Volkswagen u deformua, ndërsa vajzat u bllokuan brenda.
Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia, të dyja nga Shkodra, nuk ia dolën të mbijetojnë. Ato ndërruan jetë rrugës për në spital, ndërsa për t?i nxjerrë nga makina e deformuar ishte dashur ndërhyrja e zjarrfikësve me mjete prerëse.
Të dyja vajzat që humbën jetën ishin ulur në sediljet e pasme. Në gjendje kritike për jetën janë edhe Zhaneta Garunja dhe Denisa Dibra që janë transportuar për në spital.
Shkaktar i aksidentit, sipas policies, është Behar Pema. 58-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.93 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Ai është arrestuar nga policia dhe shkak mendohet se është edhe shpejtësia e madhe me të cilën drejtonte mjetin.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/