#tvora #rtvoranews
Për ish-themeluesin e PS Namik Dokle, ndarja nga jeta e profesorit dhe politikanit të njohur Sabit Brokaj, është një lajm i trishtueshëm.
Në një lidhje telefonike për ?Ora News?, Dokle tha se Broka ishte një politikan patriot i cili dhe ka qenë një emër i papërlyer nga korrupsioni kur shërbeu si ministër.
Sipas Dokles, është një humbje e madhe për politikën shqiptare, pasi Brokaj jepte mendime dhe këshilla në të mirë të vendit edhe pse nuk shërbeu si politikan.
Namik Dokle: ??Një lajm shumë tronditës, një lajm që të bën të mendosh se njeriu është i pafuqishëm para vdekjes. Megjithatë, tashmë në këto momente kujtojmë ato çka ai ka përfaqësuar. Sabit Brokaj ishte një nga themeluesit e PS, por mbi të gjitha ishte një politikan patriot, pavarësisht partive. Mbi të gjitha ai kishte Shqipërinë në mendje, po ashtu Kosovën. Ishte një politikan i ndershëm, luftarak, partioit, dhe një deputet me vlera të mëdha në shërbim të popullit. Kur ishte Ministër i Shëndetësisë e i Mbrojtjes, ka qenë një emër i papërlyer nga korrupsoni. Kjo është një vlerë e madhe e politikës në këto kohë. E kisha mik dhe shok, kisha një mbëtetje nga ai në atë kohë kur unë isha kryetar në vitet 1992-1996. Është një humbje e madhe, për familjen natyrisht në rradhë të parë, por edhe për politikën shqiptare. Pavarësisht shkëputjes së tij nga politika, ai gjithmonë jepte mendime, sugjerime, dhe këshilla të vyera për zhvillimin e vendit tonë. Nga kjo pikëpamje, do thoja se është një humbje e madhe për të gjithë ata që e kanë njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe për ata që e njihin tërthorazi.?
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ndarja-nga-jeta-e-brokajt-dokle-humbje-e-madhe-politikan-patriot-dhe-i-paperlyer-nga-korrupsioni/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv