Trupi i Monsinjor Luçiano Avgustinit është vendosur në katedralen e Vaut të Dejes aty ku po kryhen edhe ritualet e nevojshme ndërsa do te mbahet edhe ceremonia e rastit këtë të mërkurë. Te afërm, përfaqësues të kishës dhe qytetare të thjeshtë këtë të hënë janë lutur për shpirtin e mosinjor Luçiano Avgustinit. Dom Nike Ukgjini e quan një mik te vjetër dhe me ndarjen nga jeta të mosninjor Luçianos kisha katolike në vendin tonë ka humbur një bari të mirë.
Monsinjor Luçiano Avgustini u nda nga jeta mesditen e se dielës pasi nuk mundi të përballonte sëmundjen e rëndë të tumorit që prej disa muajsh e kishte prekur në tru. Sipas njoftimit zyrtar te arqipeshkvisë të mërkurën me datë 25 maj 2016, në orën 10.00 do të kremtohet Mesha e Salikimit dhe pas meshës trupi i pajetë do të prehet në kriptën e katedrales.