http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Senatorit amerikan John McCain.
Kryetari i kuvendit Gramoz Ruci gjithashtu është ndalur tek përkushtimi i senatorit për një Kosovë të pavarur.
Ndërsa kryeministri Edi Rama e ka cilësuar atë një mik të mire të Shqipërisë.
Gjithashtu lideri i opozitës Lulzim Basha ka theksuar rolin e Senatorit John McCain në mbështetje të shqiptarëve.
Në anën tjetër të kufirit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar John McCain si një prej heronjve të fundit të vertetë të epokës sonë.