Kosova sot voton, RTV "Oranews" live nga Prishtina dhe Tirana

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 11

Prishtinë -- Heshtja zgjedhore i ka dhënë qetësi Prishtinës. Nga jashtë, edhe selitë e partive duken të tilla, sepse kur troket brenda tyre, përballesh me shtabet elektorale që vijojnë intensivisht punën.

Televizioni "Oranews" i pyet qytetarët nëse do të votojnë nesër dhe nga përgjigja që marrim, duket se pjesëmarrja do jetë e lartë. Kërkesa e tyre për qeverinë e re duket se është për një ekzekutiv me pranë tyre.

Disa prej tyre thonë: "Presim rezultate më të mira për të ardhmen, për të rinjtë dhe për gjithë të tjerët."

"Pres investime të huaja në Kosovë dhe pres një zhvillim ekonomik të Kosovës."

"Dita e nesërme do të jetë një ditë që do të ketë ndryshime."

Të dielën ata do të shprehin vullnetin e tyre me votë. Kryetarja e KQZ-së konfirmon për "Oranews" se institucioni që ajo drejton, ka marrë të gjitha masat që procesi të vijojë pa asnjë problem.

Por, çfarë do të thonë zgjedhjet e neserme për Kosovën?

Siç shprehet edhe Kryetarja e KQZ-së, kjo do jetë një ditë tjetër e rëndësishme për Kosovën. "Oranews" do të ndjekë hap pas hapi procesin elektoral në ketë ditë të rëndësishme.

"Deri tani ka shkuar siç e kemi parashikuar dhe siç është parë në planin operacional,"- theksoi Kryetarja. - "I gjithë materiali sensitiv, që nga orët e para të mëngjesit ka filluar të shpërndahet ndërsa nesër, para hapjes së votimeve, do të shpërndahet në qendrat e vendvotimeve dhe në vendvotime. Nuk kemi ndonjë problem që vlen të theksohet deri më tani dhe shpresojmë që edhe dita e nesërme do të jetë kështu."

Një ekip xhirimi i televizionit do të transmetojë "live" nga Kosova me të njëjtin mision që transmeton edhe në Shqipëri, e para për lajmin e fundit dhe e paanshme.

Share This Video


Download

  
Report form