Mediu: Basha te beje marreveshje me aleatet | Lajme - News

RTV KLAN 2020-12-05

Views 2

Teksa palët pritet të ulën në tryezën e Këshillit Politik për të reflektuar ndryshimet kushtetuese në Kodin Elektoral, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu denoncon tentativën, që sipas tij, po bëhet nga grupe pas Kryeministrit Rama, me qëllim blerjen e disa prej partive të rreshtuara në kampin opozitar.

Nuk përmend emra, por kërkon nga Lulzim Basha të nënshkruajë një marrëveshje të karakterit politik, edhe për mënyrën e qeverisjes pas ardhjes në pushtet.

Opozita ende nuk e ka bërë të qartë nëse në 25 Prill do të jetë e grupuar në një, apo më shumë koalicione. Mediu thotë se në kampin opozitar janë rreshtuar jo vetëm parti të qendrës së djathtë, por edhe të majta, ndaj kërkon të qartësohet mekanizmi dhe formula që do të përcaktojë maksimalizimin e votës.

Dhe në funksion të votës, Mediu kërkon që Këshilli Politik të vendosë penalitete të ashpra, deri përjashtimin nga parlamenti për këdo që tregton në Kuvend votëbesimin e dhënë nga qytetarët në zgjedhje.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form