Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, i sapokthyer nga Kophenhagen ku mori pjesë në Asamblenë e Partive Popullore, e ka nisur sezonin e ri politik në takime me aleatët.
Basha ka biseduar përreth një orë me kryerepublikanin Fatmir Mediu mbi prioritetet e opozitës në këtë legjislaturë, të cilat fokusohen te Kodi Zgjedhor dhe reforma kushtetuese.
Mediu: Patëm një takim pas pushimeve. Diskutuam gjerësisht për angazhimet e deputetëve të opozitës në parlament dhe koordinimin e të gjithë forcave opozitare në veprimin opozitar të djathtë. Edhe për pritshmëritë dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe kushtetuese që kanë nevojë për një angazhim të gjithë nivelit të ekspertëve brenda opozitës para se të diskutojmë për marrëdhënien me qeverinë.
Mediu komentoi qeverin e re ndërsa tha se kabineti i Edi Rames, nuk sjell asgjë përveçse do ti rikthehet skemave të korrupsionit.
Mediu: ?Qeveria, një histori e vjetër me pazare të reja. Kur flasim për qeveri të vogël nuk është çështje numrash por autoriteti. Përqëndrimi i autoritetit në duart e kryeministrit dhe të disa njerëzve, në mënyrë të qartë është marrja e së drejtës së qytetarëve, individëve apo bizneseve në duart e një grupi njerëzish. Shqipëria për fat të keq po rrëshket çdo ditë e më shumë në një kontroll të qeverisë mbi çdo pushtet dhe të drejtat e individit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-takon-aleatet-mediu-qeveria-histori-e-vjeter-me-pazare-te-reja/