E rikonstruktuar dhe në përgatitje për fillimin e mësimit në vitin e ri shkollor, shkolla 9-vjeçare ?24 Maji? në qytetin e Vlorës u vizitua nga Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se vendimi për hapjen e shkollave ishte i vështirë, ndaj edhe kërkoi angazhimin e stafit mësimor për zbatimin e masave të përcaktuara në ruajtje të shëndetit të tyre.
?Na është dashur që ta marrim këtë vendim shumë vështirë për rifillimin e shkollave. Fëmijët vetë mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transportues. E marrin e sjellin në shtëpi. Por nga ana tjetër kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave dhe mbajtjes së fëmijëve nëpër shtëpia përsëri është shumë e madhe dhe pasojat që mund të lërë kjo ndarje shumë e gjatë me shkollën, janë realisht shumë të mëdha. Në këtë zgjedhje rolin e posaçëm e keni ju për të qenë sa më strikt. Çështja është të jetë strikt dhe të jesh i duruar sepse nuk bëhet kjo me britma, me rreshtore, me imponim, por duhet edhe me shpjegim?.
Në axhendën e tij, Rama kishte edhe inspektimet e punimeve në Lungomare, për të cilat tha se pritet të mbarojnë në Pranverën e vitit 2021.
?Nëse nuk kemi problem me procedurat, brenda Pranverës përfundon. Nga ana teknike përfundohet?.
Projekti i Lungomare 2 parashikon një plazh të ri natyral përgjatë bregut të detit, dy pishina publike, parkim si dhe tunele dhe nënkalime për daljen në rrugë.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/