http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 600 nxënës të shkollës 9 vjeçare ?28 Nëntori? në qytetin Kuçovës, tashme do te mësojnë në një shkollë me kushte bashkëkohore. Kjo fale investimit te Komandës së Shteteve të Bashkuara për Europën dhe Ambasada e SHBA-së. Shkolla është inauguruar paraditen e se enjtes. të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë Atasheut Ushtarak pranë Ambasadës Amerikane, Ralph Shild dhe drejtues te pushtetit vendor.Ralph Shild:?Kjo nuk është një godinë e thjeshtë por një investim për të ardhmen e të rinjve shqiptarë. kjo shkollë do të jetë shtëpia e 600 nxënësve te qytetit të Kuçovës. ne shpresojmë qe komuniteti i Kuçovës ta shofi këtë si një shenjë që populli amerikanë është i angazhuar për arsimimin e të rinjve shqiptarë. ne besojmë se Shkolla do të nxjerr kuadro të mirearsimuar dhe progresist që ta çojnë Shqipërinë në prosperitet si pjesë e Europës dhe botës?.Shkolla nëntë vjeçare ?28 Nëntori?, në qytetin e Kuçovës është transformuar krejtësisht si rezultat i rikonstruksionit. Investimi kap vlerën e 575 mijë dollarëve.