Rikonstruktohet Shkolla e Baletit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkolla e Baletit ka ndryshuar krejtësisht pamjen. Pas rikonstruksionit te plote, 230 artistët e rinj e kanë nisur vitin e ri shkollor në një godinë moderne. Kryebashkiaku Veliaj tha se përpara ndërhyrjes, shkolla ishte në gjendje të mjeruar.?Ajo që më ka pëlqyer te Shkolla e Baletit është se pavarësisht si ka qenë infrastruktura, pavarësisht se si kanë qenë kushtet në ditët e para që kemi ardhur, besoj se ka pasur plot elementë të tjerë, kaq shumë dashuri për ta bërë këtë punë. Disa herë që jemi takuar me gjithë kolektivin kam kuptuar se ajo është kimia e vërtetë që e bën diferencën. Sigurisht, duhet edhe infrastruktura. Mbaj mend ditën e parë që kemi qenë këtu kur po shikonim pak se çfarë ndërhyrjesh mund të bënim, binte një shi dhe një furtunë e tmerrshme. Jo për metaforë, por realisht çfarë binte jashtë, hynte brenda.?Kreu i Bashkisë u shpreh se në ambientin përreth shkollës nuk do të lejohen tregtaret ambulante, ndërsa i ftoi ata të shfrytëzojnë hapësirat e ngritura për këtë qëllim.?50 metra nga këtu është tregu ku mund të shiten rroba, mund të shitet sallatë, por për sa kohë që bashkia e ka një hapësirë ku kjo mund të bëhet me dinjitet, jo në rrugë, jo në shkollë, jo te vendi ku vijnë ata ku nesër do u themi, ?O sa mirë me qenë shqiptar?. Për sa kohë që është ky opsion, atëherë le të përdorim atë vend për të shitur dhe këtë vend për të mësuar, për të praktikuar, për të bërë gjëra të bukura, për të bërë art?, tha ai, duke shtuar se koha ka treguar se gjërat e bukura kërkojnë edhe vendime të vështira.?Në Shkollën e Baletit është bërë rikonstruksioni i fasadës, hidroizolimi i tarracës, rikonstruksioni total i nyjeve sanitare, rrjetit hidraulik dhe i dhomave të zhveshjeve. Gjithashtu, është shtruar parketi i ri i përshtatshëm për sallat e kërcimit, si dhe është instaluar sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes.

Share This Video


Download

  
Report form