http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një nga investimet me të reja të Bashkisë së Tiranës është rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare ?Sharrë? në zonën e Kombinat, e cila ka të integruar edhe sistemin parashkollor.Falë këtij investimi, fëmijët e kësaj zone mund të mësojnë në mjedise komode sikurse bashkëmoshatarët e tyre në qëndër të qytetit. Ajo është e pajisur edhe me ngrohje, ndërkohë që është bërë edhe rehabilitimi i gjithë oborrit të saj, ku janë mbjellë edhe disa pemë, duke krijuar një mjedis argëtues dhe çlodhës.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektoi mjediset e rikonstruktuara të shkollës, nga e cila tha se synimi është ofrimi i shërbimeve aty ku janë njerëzit.?Jam i surprizuar për transformimin që ka pësuar shkolla e Sharrës. Tirana vërtet është e madhe me 27 njësi administrative, por ndonjëherë harrojmë se ajo nuk ka vetëm pjesën urbane, por në Tiranë ka 130 fshatra si Sharra. Kemi shkolla edhe në fshatin Shkallë, pas Dajtit, vetëm për 14 nxënës. Gjithë filozofia si e qeverisë, si e bashkisë, ka qenë t?i çojmë shërbimet aty ku janë njerëzit?.Veliaj tha se fëmijëve të zonës së Sharrës nuk do t?u duhet që të udhëtojnë drejt shkollave të tjera, duke humbur kohë dhe duke shpenzuar për transportShkolla e rikonstruktuar ka të integruar edhe mjediset për ciklin parashkollor, duke plotësuar një kërkesë disavjeçare të banorëve të zonës për fëmijët e tyre.Sipas tij, krahasuar me katër vite më parë, e gjithë zona e Sharrës ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.?Situata sot në Sharrë nuk është perfekte, por është si dita me natën me ç?ka qenë. Fakti që nuk del më tym nga landfilli, po që sot është i mbuluar dhe plehrat përpunohen në mënyrë jashtëzakonisht moderne; fakti që varrezat janë sistemuar, do të thotë që ka filluar një transformim?, u shpreh Veliaj, teksa premtoi investime në të 130 fshatrat e Tiranës. ?Ka nevojë për më shumë transformime. Jo vetëm Sharra, por të 130 fshatrat e Tiranës kanë nevojë për ndërhyrje, ama krahasuar me katër vite ku nuk ndodhte asgjë, të paktën sot mund të themi se landfilli, varrezat dhe shkolla u bënë. Nga tre punë çdo vit, e kështu me radhë, mund të mbyllen të gjitha problemet?.Deputetja e PS, Blerina Gjylameti vlerësoi investimin e kryer dhe bashkëpunimin e bizneseve për të kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës së komunitetit të kësaj zone.