Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve të prodhimeve bazë për jetesë, sidomos të çmimeve nëpër tregje. Sipas tyre krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar çmimet e pothuajse të gjitha frutave dhe perimeve janë rritur për një përqindje të caktuar.