Festa e Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Në prag të festës së Fitër Bajramit, qytetarët ankohen për çmime të larta në tregjet e gjelbra. Sipas tyre, xhepi i një qytetari me të ardhura minimale nuk mund t'i mbulojë të gjitha nevojat e festës për shkak se çmimet dallojnë shumë nga standardi i tyre jetësor. Pjesa më e madhe e blerësve që takuam në treg, kishin qeset gjysmë të mbushura, për shkak se siç thonë ata, mundohen të blejnë vetën gjërat elementarë pa të cilat nuk mundet të shtrohet sofra e festës.

"Po përgatitemi për Bajram normal, për fëmijë. Me i gëzu me ble tesha".

-Më të lira apo më të shtrenjta janë sivjet?

"Si ti gjejsh. Ka edhe lirë edhe shtrenjtë diçka. Duke pasë parasysh punën përsëri është mirë".

"Nuk e di. Sapo kam filluar të blej, por çmimi është çmim".

-Çka planifikoni të bleni për Bajram?

"Jo mish".

-Çka bletë sot?

"Pak harxh çka duhet. Për bakllava, për Bajram, për fëmijë".

-Si po ju duken çmimet? Më të lira apo më të shtrenjta se vjet?

"Më të shtrenjta pak".

"Shtenjtë janë".

-Shumë ma shtrenjtë se vjet?

"Më shtrenjtë se vjet dhe më pak punë ka".

"Çmimet të njëjta janë. Nuk ka ndryshime aspak".

-Ju e bëtë harxhin e Bajramit?

"Po, po e afrojmë dalë ngadalë".

-Keni blerë më shumë apo më pak se vjet?

"Njejtë. Diçka vetëm ka ndryshim".

Edhe shitësit e shohin situatën, ngjashëm si blerësit. Sipas tyre, mjafton ti hedhësh vetëm një sy tregut, për të kuptuar interesin e qytetarëve për të blerë. Ata thonë se nuk është festa ajo që i përcakton çmimet, por kriza ekonomike.

"Çmimet janë të njëjta si çdoherë. Si për festën si për ditët e rëndomta".

"Prej viteve tjera ka shumë dallim".

-Shumë më pak ose?

"Shumë më pak".

-Për çfarë shkaku. Për shkak të çmimeve?

"Jo çmimeve, por normal situata e bën të veten, kriza ekonomike".

Dy ditë para festës së madhe të Fitër Bajramit, të gjithë besimtarë e fesë islame furnizohen me ushqime dhe veshmbathje për antarët e familjes, por me krizën ekonomike dhe rënien e buxhetit familjar ata thonë se tryeza nuk mund të mbushet si më parë. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form