#rtvora #oranews
Në nisje të këtij viti, tregjet në kryeqytet janë të zbrazura, pasi qytetarët ende nuk kanë nisur blerjet e produkteve ushqimore. Tregtarët shprehen se blerjet nisin pas datës 15 janar, pasi qytetarët ende konsumojnë ato që kanë mbetur nga festat.
Ditët e para të janarit kanë qenë pushim dhe për tregtarët në kryeqytet, kjo jo sepse ashtu kanë zgjedhur, por sepse qytetarët nuk kanë nisur me blerjet e produkteve ushqimore.
"Nuk kanë lekë njerëzit"
Tregtarët shfaqin pakënaqësi për fuqinë blerëse, ndërsa shprehen se qytetarët nisin të blejnë pas datës 15 janar.
"Besoj se nga java tjetër"
"Fillojnë mbarojnë ato të vitit të ri, pastaj marrin pak nga pak"
Sipas tyre, shkak janë furnizimet, që kanë bërë për festat e fundvitit.
Vitin 2019, e konsiderojnë si të dobët, teksa shprehen se qytetarët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë si më parë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tregjet-ne-kryeqytet-te-zbrazura-tregtaret-ankohen-blerjet
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp