Report TV -Kushtetuesja 2 vite pa seanca, Hazizaj: Peng i politikës

Report TV 2020-11-05

Views 0

Dy vite e katër muaj më parë daton seanca e fundit plenare e shpallur nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Në kalendarin e kësaj gjykate më 17 prill 2018 ishte planifikuar të shqyrtohej padia e Shoqatës Kombëtare ?Pronësi me Drejtësi? ndaj Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave seancë kjo publike me praninë e palëve dhe medias.

Por kjo situatë sipas konstitucionalistit Sokol Hazizaj zor se do të zhbllokohet para zgjedhjeve të vitit 2021.

"Detyrimin për të folur si qytetar e kemi të gjithë. Ndërsa detyrimin për të folur mbi mangësitë, mbi atë çka po ndodh në sistem veçanërisht atë kushtetues nuk e kam unë dhe kolegët e mi, e kanë ata që e formatuan këtë vend. Unë mendoj se kjo gjallesë kushtetuese po e quaj si të tillë, do ta ketë të pamundur për t'u krijuar deri para zgjedhjeve të vitit 2021", tha Hazizaj.

E nga ajo ditë kushtetusja ka mbyllur dyert dhe funksionon vetëm me pritjen e padive dhe dhoma këshillimi me tre gjyqtarë.

Shkak është bërë vettingu që përjashtoi nga sistemi një pjesë të gjyqtarëve dhe dorëheqiet. Ndërsa sot nga 9-të gjyqtarë kanë mbetur katër duke pamundësuar kuorumin për një seancë plenare.

Katër zonjat gjyqtare Vitore Tusha kryetare, Elsa Toska, Marsida Xhaferrlari dhe Fiona Papajorgji janë në pritje të kolegëve të tyre, por ky proçes duket se sa arrinë drejt përzgjedhjes gjithçka kthehet pas.

I tillë është rasti i gjyqtare Regleta Panajoti pasi u konfirmua nga shkalla e parë e e vettingut dhe kandidoi për kushtetuese dha dorëheqjen e më pas u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

ReportTv intervistoi konstitucionalistin Sokol Hazizaj i cili tha se konflitet politike mes tre lidërve President, Kryeministër, Lider i Opoztiës kanë bllokuar kushtetuesen.

"Të gjithë kanë nga pak nga faji i krijimit, qoftë në procesin korruptiv që ka funksionuar gjykata se duhet të jemi edhe realistë në përgjigjet tona, për të mos ta deformuar informacionin edhe situatën në të cilën ndodhemi. Pastaj dhe krijimin e institucioneve të reja padiskutim krijon mangësinë e vet. Parë kjo edhe si moment eksperimental që është trajtuar Shqipëria. Parë kjo edhe në vështrimin e mungesës së kapaciteteve. Të gjitha ato kapacitete që bënë reformën në '90 në, në '94, në '98, në 2001, në 2008 janë të njëjtët njerëz, të cilët kur nuk gjejnë dot vend në njërin pozicion, fillojnë e startojnë në pozicionin tjetër. Ajo çka mendoj unë që vendos reçelin mbi ëmbëlsirë, po e flasim kështu në vokabularin qytetar, është fakti i trilemës që ekziston tashmë. Kemi tre pozicione kushtetuese Presidenti, Kryeministri dhe Opozita të cilët bëjnë sikur konfliktohen, por në të vërtetë krijojnë konfliktin për qytetarët. Pr është fatkeqësi e brezave që do të vijnë, të cilët do të konstatojnë për paraardhësit e tyre që e kanë pasur të pamundur të paktën të realizojnë një të drejtë, të drejtën ligjore", deklaroi konstitucionalisti Sokol Hazizaj.

Share This Video


Download

  
Report form