A1 Report - Rama: INSTAT, per vite peng i politikes, shifrat te gabuara

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË -- Analizohen të dhënat e CENSUS-it 2011 në një konferencë të posacmë ku i pranishëm është edhe kryeminstri Edi Rama.

"Ky institut mund të kthehet në një instrument të dobishëm për të parë siç duhet të sotshmen dhe për të projektuar të ardhmen. Statistikat janë një e mirë publike dhe si e tillë duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe kurrsesi nuk mund të jenë pjesë e asnjë nevoje të ditës së qeverisë dhe asnjë oreksi të pushtetit për zgjedhjet e ardhshme. Fatkeqësisht, pavarësisht punës profesionale dhe mundësive të mëdha të shumëkujt në rolin e nëpunësit në INSTAT, dhe pavarësisht financimeve apo projekteve që në bashkëpunim me partner janë oferuar, është fakt se për vite me radhë se INSTAT mbeti peng i politikës së ditës dhe i ambicieve të pushtetit për të kontrolluar humorin e publikut edhe nëpërmjet shifrave. Për vite të tërë kishin nxjerrë në dritë llogari qëllimisht të gabuara. Ajo që ndodhi me INSTAT nuk është thjesht shqiptare, por e kemi parë të ndodhë edhe në vende të tjera", u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencën për të dhënat e CENSUS-it 2011.

Drejtori i Institutit të Statistikave, Gjergji Filipi lajmëroi se të gjitha të dhënat e CENSUS-it 2011 cdo qytetarë mund t;i gjejë tashmë në faqen e INSTAT

Përfaqësuesi i BE, Clive Rumbol në konferencën e zhvilluar nga INSTAT ka vlerësuar rolin e këtij institucioni duke theksuar se qytetarët e informuar e përforcojnë demokracinë.

Clive Rumbol ka vlerësuar se INSTAT duhet të bazohet në dy elementë kryesorë, krahasueshmëria dhe besueshmëria

"Krahasimi i të dhënave i rëndësishëm, pasi BE duke krahasuar të dhënat e qarta në rajon përpilojmë edhe politikat tona"- u shpreh Clive duke shtuar se "Të dhënat që mblidhen të rëndësishme për autoritete lokale dhe qendrore, në mënyrë që të bëhen politikat e duhura."

"INSTAT ka marrë ndihma nga BE, për riorganizimin apo edhe duke kontribuar për statistikat." tha Clive duke theksuar se "Asistenca e BE do të vazhdojë në këtë drejtim, duke pasur parasysh besueshmërinë dhe krahasueshmërinë si elemente të rëndësishëm".

Share This Video


Download

  
Report form