Rama: INSTAT, për vite peng i politikës, 'territorialja' urgjencë

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË -- Të dhënat mbi popullsinë të CENSUS-it 2011 sipas kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama flasin qartësisht për nevojën emergjente të tre reformave, asaj territoriale të urbanizimit dhe pensioneve. Këto të dhëna, sipas Ramës nxorrën në dritë atë që ai e quajti "dështim spektakolar të modelit ekonomik" të zbatuar deri më tani.

"Duhet t'i lexojmë qartësisht shifrat si shprehje e një emergjence të madhe për dy reforma, atë territoriale, dhe reformën e urbanizimit që lidhet me kapitalizimin e gjithë aseteve të krijuara në rrugë jo të ligjshmne. Flas për ndërtimet pa leje, por që përbëjnë një kapital që sot është jashtë sektorit financiar dhe që nesër do të bëhet falë procesit të legalizimeve. Gropa ekzistente sot mes kontributeve të pensioneve, me 430 dollarë deficit, do të mund të thellohet në të ardhmen pikërisht për arsye demografike. Kjo është arsye që reforma e pensioneve, të kryhet njëherë e më parë", u shpreh Rama.

RAMA: 2001-2011 U PERSERIT EKSODI '90, U LARGUAN 480 MIJE SHQIPTARE
Nga konferenca e posaçme e prezantimit dhe analizimit të rezultateve të CENSUS-it 2011, kryeminsitri Rama deklaroi se në 10 vjet, nga 2001 deri në 2011, në Shqipëri u përsërit eksodi i viteve '90.

"480 mijë njerëz janë larguar nga Shqipëria në 2001-2011. Largimet e mëdha të viteve '90 dhe një largim i dytë është bërë jashtë vëmendjes së mediave dhe në mënyrë konstante ditë pas dite duke rezultuar me gjysmë milioni shqiptar të larguar në 10 vitet e dyta. Padyshim deri këtu ka shumë vend për të analizuar dhe për të diskutuar ndërkohë që s'ka arsye për të besuar se mbas 2011 kur ne nuk disponojmë më të dhëna,, ky trend të ketë ardhur duke u ulur, me shumë gjasa mund të ketë ardhur duke u rritur", u shpreh kreu i qeverisë, Rama.

RAMA: INSTAT PER VITE PENG I POLITIKES, SHIFRA QELLIMISHT TE GABUARA
Kryeministri tha se Instituti i Statistikave prej vitesh ka qenë peng i politikës dhe se gjatë gjithë kësaj kohe sipas tij, pushteti ka nxjerrë në dritë qëllimisht shifra të gabuara. Për kreun e qeverisë, tashmë është koha që INSTAT të kthehet në shërbim të qytetarëve, për të projektuar sipas tij, një të ardhme më të mirë.

"Ky institut mund të kthehet në një instrument të dobishëm për të parë siç duhet të sotshmen dhe për të projektuar të ardhmen. Statistikat janë një e mirë publike dhe si e tillë duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe kurrsesi nuk mund të jenë pjesë e asnjë nevoje të ditës së qeverisë dhe asnjë oreksi të pushtetit për zgjedhjet e ardhshme. Fatkeqësisht, pavarësisht punës profesionale dhe mundësive të mëdha të shumëkujt në rolin e nëpunësit në INSTAT, dhe pavarësisht financimeve apo projekteve që në bashkëpunim me partner janë oferuar, është fakt se për vite me radhë se INSTAT mbeti peng i politikës së ditës dhe i ambicieve të pushtetit për të kontrolluar humorin e publikut edhe nëpërmjet shifrave. Për vite të tërë kishin nxjerrë në dritë llogari qëllimisht të gabuara. Ajo që ndodhi me INSTAT nuk është thjesht shqiptare, por e kemi parë...

Share This Video


Download

  
Report form