Dita e pestë e krizës në Kakavijë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-11-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra qytetare vazhdojne te presin me ore te tera ne piken kufitare te Kakavijes per te kaluar ne Greqi. Situata mbetet problematike dhe eshte ende e paqarte nese pala greke do te punoje pa pushim pergjate dites apo do te nderprese punen ne momentin qe plotesohet numri prej 750 qytetaresh qe kalojne kete pike kufitare. Pritja e gjate ne kete pike kufitare eshte shoqeruar me moment tensioni mes qytetareve dhe forcave te policise kufitare.Perballe shqetesimit te qytetareve qe presin te kalojne kufirin drejt Greqise, drejtori i Policise Rajonale te Kufirit ne Gjirokaster, Arben Joco ka sqaruar se ende nuk ka nje pergjigje nga pala greke se si do te vazhdoje puna ne kete pike kufitare.Por pavaresisht paralajmerimeve te autoriteteve shteterore per rregullat e vendosura nga pala greke, edhe ne oret e para te se dieles qytetaret kane udhetuar drejt kesaj pike kufitare.Pas negociatave mes Tiranes dhe Athines zyrtare sportelet ne piken kufitare te Kakavijes kane qene te hapura pergjate gjithe nates dhe qindra qytetare kane mundur te kalojne kufirin. Mesohet se per te pershpejtuar procedurat e kalimit te kufirit pala greke ka shtuar jo vetem personelin mjekesor, por ka vendosur qe testi per koronavirusin te behet me kampion e jo per cdo qytetar qe kalon kufirin. Si rezultat radha qe te shtunen arrinte deri ne 20 km, sot ka shkuar ne 5 km nga pika kufitare e Kakavijes.

Share This Video


Download

  
Report form