Për demokratët koncesioni i rrugës Milot-Fier, me një kosto prej 1.2 miliardë eurosh është një nga vendimet më korruptive të qeverisë. Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli kërkoi anulimin e këtij koncesioni, të cilin më herët selia blu e ka cilësuar projekt fantazmë dhe pa tender.
?Nga Miloti në Fier janë 115 kilometra dhe sipas koncesionit korruptiv qytetari duhet të nxjerrë nga xhepi 17.4 euro. Kjo është një shifër stratosferike dhe vjedhja është skandaloze. Strategjia e rrugëve me pagesë, e miratuar në 2016-ën nga e njëjta qeveri, rekomandon vlerën maksimale prej 3.5 cent për km ose 3.5 Euro për 100 km. Pra, krahasuar edhe me dokumentet që vetë kanë miratuar, kostoja që duhet të paguajë qytetari për rrugën është thuajse dyfishuar?, tha Minarolli. Duke paralajmëruar se pas ardhjes në pushtet, çdo vendim korruptiv i marrë 12 muaj para zgjedhjeve do të anulohet, selia blu i kërkon Kryeministrit dhe Ministres Balluku që t?u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë euro. Sipas Partisë Demokratike trefishimi i kostove për qytetarët është akoma më abuziv, kur nga 115 km të këtij aksi rrugor, 62 janë rrugë ekzistuese.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/