Ora News - Kalaja: Koncesioni Milot-Fier, vjedhje e qeverisë, me 1.2 mld euro rruga shtrohet me ar

Ora News Emisione 2020-08-03

Views 1

#tvora #rtvoranews



Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja e vlerëson një abuzim të pastër me paratë e buxhetit të shtetit projektin e ndërtimit të rrugës Milot-Fier.

Në një intervistë për Ora News, Kalaj deklaron se çdo projekt infrastrukturor është i mirëpritur, por jo vjedhja.

Sipas tij, shifra e vënë në dispozicion nga qeveria për ndërtimin e këtij projekti është e fryrë dhe për këtë ai thërret në ndihmë edhe konsulencën e inxhinierëve që sipas Kalasë e kanë vlerësuar ndërtimin e rrugës me 500 mln euro.

Pyetja që lind: Ku shkojnë 700 mln eurot e tjera?!

Mes batutave, Kalaja thotë se 1.2 mld euro që qeveria ka parashikuar për ndërtimin e autostradës Milot-Fier, fare mirë mund ta shtrojnë me ar.

Kalaja: Projekti i autostradës Milot-Fier u lançua nga qeveria shqiptare më 1 korrik e cila do të jepet përmes një koncensioni. Kjo erdhi në një situatë tepër të vështirë pasi ne po kalojmë pandeminë. Kishim dhe një prioritet tjetër që ishte rindërtimi i banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. E parë nga ky këndvështrim them që ky është një shpenzim luksoz i qeverisë shqiptare që po jep një nga pasuritë kombëtare të Shqipërisë. Qeveria nuk duhet ta kishte prioritet këtë shpenzim duke marrë parasysh që është dhe një shifër shumë e madhe prej 1.2 mld eurosh. Kjo rrugë mund të shtrohet me ar me këtë shifër. Unë mendoj që shifra është shumë e fryrë. Unë jam pro ndërtimit të kësaj rruge por jam kundër vjedhjes dhe fryrjes së kësaj shifre sepse një studim fillestar që ka bërë qeveria e ka nxjerë vlerën e rrugës 900 mln euro.

Qeveria shqiptare ka shkuar më tej se kjo shifër duke e shpallur tenderin 1.2 mld euro. Nga burimet e mia që kam biseduar me inxhinierë të kësaj fushe, ky projekt mund të realizohej me shifrën 500 mln euro. Pjesa tjetër prej 700 mln eurosh është shumë e fryrë. Duke bërë një paralelizëm me rrugën e Kombit që është bërë me 1.3 mld euro, ajo ka një terren shumë të vështirë, ka tunel janë çarë male. Dhe ajo u akuzua si një vjedhje nga opozita e asaj kohe. Kemi një rrugë me të njëjtën gjatësi sot, rruga Milot-Fier që nuk është aspak në të njëjtën vështirësi por kemi të njëjtën kosto.

Qeveria ka hapur procedurat për ndërtimin me koncesion të autostradës Milot-Fier. Sipas dokumenteve zyrtare, nëse fluksi i qarkullimit nuk do të jetë ai i parashikuar në studim, kompania fituese do të ketë një garanci prej 121 milionë eurosh prej qeverisë shqiptare. Koncesioni do të ketë një afat prej 35 vitesh dhe dosjet e aplikuesve do të hapen në fund të shtatorit.

Ndërkohë opozita e ka kundërshtuar në vijimësi koncesionin për ndërtimin e rrugës Milot-Fier duke iu referuara si korrupsioni më i madh i qeverisë Rama. Ekspertë të ekonomisë në selinë blu deklarojnë se vlera e këtij investimi është 11 herë më e lartë se realja.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kalaja-koncesioni-per-rrugen-milot-fier-vjedhje-e-qeverise-1-2-mld-euro-do-mjaftonin-per-ta-shtruar-me-ar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel f...

Share This Video


Download

  
Report form