PD: Vjedhje skandaloze me Milot-Fier, fatura të fryra që qytetarët të paguajnë 3 herë më shumë

Report TV 2020-11-05

Views 1

Partia Demokratike ka denoncuar koncesionin e rrugës Milot-Fier duke thënë se shuma e ndërtimit të saj është shumë e frytë me qëllim që të merren më shumë para nga xhepat e qytetarëve. Sekretari i PD për burimet njerëzore, Ervin Minarolli shprehet se ky koncesion që duhet të anulohet, pasi vjedh qytetarët.

"1.2 miliardë euro është një shifër e fryrë, me qëllim që të rritet në mënyrë artificiale dhe abuzive fatura që do të paguajë secili nga qytetarët që do të udhëtojë në këtë rrugë.  Nga Miloti në Fier janë 115 kilometra dhe sipas koncesionit korruptiv qytetari duhet të nxjerrë nga xhepi 17.4 euro . Kjo është një shifër stratosferike dhe vjedhja është skandaloze", shprehet Minarolli.

Gjithashtu Minarolli thotë se nga 115 kilometra, 62 prej tyre janë rrugë ekzistuese dhe është e papranueshme që koncesioni ta trajtojë këtë si një rrugë që ecën në një gjurmë të re, duke fryrë koston dhe, bashkë me të, edhe faturën që paguan në fund qytetari.

Mirarolli thekson se Partia Demokratike e ka bërë të qartë se nuk do të njohin asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit

Share This Video


Download

  
Report form