Hapja e listave/ Murrizi: Arritje e opozitës parlamentare, i japim fund arrogancës së politikës

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 0

Deputeti Mylsym Murrizi e ka quajtur sukses të opozitës parlamentare hapjen e listave.

Më tej ai ka shtuar se tashmë të gjithë ata që duan të hyjnë në sallën e Kuvendit do të përballen me votën e qytetarëve dhe pikërisht aty do të provojnë nëse e meritojnë apo jo.

Më tej Murrizi ka bërë apel opozitës jashtëparlamentare që në gusht të mblidhen dhe të diskutojnë depolitizimin e administratës zgjedhore.

?Ditë pas dite mu bashkuan kolegë të tjerë. Në atë kohë nuk besohej kurrë që një grusht i vogël deputetësh jo pjesë ë estabilishmentit por individë të thjeshtë. Të përçmuar ndoshta, do të arrinin të rikthenin pas 12 vitesh votën e lirë të shqiptarëve. ëndërr e nisur në ?90 dhe e ndërprerë në 2008. A u pyet shoqëria civile dhe shqiptarë. Jo! shpejt keni harruar ju të ardhurit nga LSI që sot e keni të parin president që ka ndenjt në grevë urie. Sot po u japim mundësi shqiptarëve që të zgjedhin dhe të na shohin në kokërr të syrit. Kush e meriton të vij në këtë sallë. Dilni në pazar për vota çdo votë do të quhet gram dhe nëse e kaloni KG nuk do më shihni më në politikë. Unë aspiroj që të jem përfaqësues i shqiptarëve. Kush kandidon për drejtora e shefa nuk është konkurrim me votë. Ngjiten si riqna për emërimin dhe vazhdoni ashtu. Hapja e listave. Ne kemi vënë kufi për poshtë jo më pak se 2/3 do të vej në dukje dinjitetin. Unë do të kandidoj me emër. Ftoj çdo subjekt politik. Të shoh garën e fundit të turpshme,. Shoh që PS dhe PD po i bëjnë sfidë se kush do t?i hapi më shumë listat. Ku paskeni qenë ju që vdiqët për tu hapur. Po 30%. Kush ju ndalon që të bëjmë 100%. Po u themi hapur shqiptarëve që do na keni në betejë t?ju kërkojmë votën.?

?Damiani ka ik me Oerdin mesa duket. 7 hajdutët tuaj e të partisë që bërtet nuk do ketë më të drejtë. 22 ka arrestuar SPAK pa u hetuar krimet zgjedhore që OSBE/ODHIRI i ka konsideruar hajdutë. Duhet të ketë besim që vota nuk do preket. Pas 2021 të vijnë ata që duan shqiptarët. Na keni nënqesh neve këtu.?

?Ftoj opozitën jashtëparlamentare që të diskutojmë për depolitizimin e administratës. Lejeni farsën, duke propaganduar me tam tame. Pse bëni shpenzime. 6320 kandidatë për kandidatë. Kjo është tallje. Ata që shpresojnë që duke lëpirë kryetarët do të vijnë në këtë sallë. 25 vjetër që futen nën sjetull dhe vijën e bubërrojnë këtu. Unë kam guxuar.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouT...

Share This Video


Download

  
Report form