Dekriminalizimi, Meta: T’i japim fund politikës helmuese - Ora News

Ora News Lajme 2015-10-05

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dekriminalizmi, reforma në drejtësi, çelja e negociatave dhe ekonomia janë disa nga prioritetet e LSI.
Në mbledhjen e kryesisë Ilir Meta tha se prioritet kryesor është dekriminalizimi, për të cilën duhet t?i jepet fund sa më parë një periudhe të shëmtuar parlamentarizimi dhe politike helmuese.
Ilir Meta: Theksoj anagazhimin e LSI për të realizuar dhe me konsensus të ashtuquajturin proces të Dekriminalizimit, pa asnjë vonesë dhe hezitim për të çrrënjosur ndikimin kriminal në plitikën e vendit dhe për të vendosur standardet e lartë në përfaqësuesit e qytetarëve. Ky proces ka hyrë në trasenë e konsensusit dhe jemi të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt. Të dyja draftet janë më shumë se 90% të afërta, dhe shpresojme që ndryshimet t?i zgjidhim me konsensus në rast se jo t?i drejtohemi komisionit të Venecias. Me këtë i japim fund një periudhe të shëmtuar parlamentarizimi dhe t?i japim fund një debati dhe retorike helmuese.
Refoma në Drejtësi ishte tjetër prioritet i LSI, për të cilin Meta tha se duhet të zhvillohet një debat publik.
Ilir Meta: Reforma në drejtësi është me rëndësi që kemi përpara, ky poroces po ecën. Pas draftit të përgatitur nga ekspertët ndërkombëtare dhe vendas dhe pas bërjes së vërejteve nga forcat politike dhe parlamentare dhe përcjelljes së tyre drejt komisionit të Vencias dhe besoj se në pritje të vlerësimeve të Komisionit të Venecias që na ka asistuar në kushtetutën tonë, ne të jemi më aktivë për të realizuar një debat publik që të jetë në lartësinë e ndryshimeve që synojnë një ndryshim rrënjësor në sistemin e drejtësisë, gjithënjë në forcimin e ligjit dhe goditjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Meta tha se pa këto dy sfida nuk mund të çelen negociatat për në BE.
Ilir Meta: Çelaja e negociatave për integrim në BË është një prioritet që arrihet me kalimin e dy sfidave që përmenda më lart.
Kryeparlamentari Meta tha se raporti i ODIHR për zgjedhjet duhet të shërbejë si platformë për të përmirësuar sistemin tonë zgjedhor.
Ilir Meta: Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet vendore.. është e rëndësishme që ky raport të shërbejë si një platformë për të përmirësuar sistemin tonë zgjedhor dhe për të zbatuar të gjitha ato rekomandime që janë të vlefshme dhe të dobishme në mënyrë që të mos kemi asnjë shqetësim për zgjedhejt e ardhshme. Jemi në një moment kur presim progres raportin e Komisionit Europian, jemi edhe në një moment kur ka filluar përgatitja për projekt buxhetin e vitit të ardhshëm
Kreu i LSI tha se mbështet aksionet për formalizimin e ekonomisë.
Ilir Meta: Kryefjala jonë eshtë ekonomia, e cila paraqet sfida të jashtëzakosnhme. Ne përkrahim aksionet për formalizimin e ekonomisë, por është e rëndësishme të kemi një strategji më të qartë për rritjen ekonomike në kapacitetet e mundshme të tij dhe për këtë duhet të kontribuojnë të gjithë në qeveri dhe eskpertët përsa i takon buxhetit të ri dhe paketës fiskale.
Në fund, Meta kërkoi angazhim nga të zgjedhur...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS