Propozimi i PS për hapjen e listave/ Murrizi: Sondazh! Nëse doni 1/3 e listës të mbyllur mbajeni

Report TV 2020-12-23

Views 0

Në emër të deputetëve të opozitës së re, Muslim Murrizi ka prezantuar draftin e propozuar për hapjen e listave. Ai e ka  quajtur atë të mazhorancës, si një sondazh jo si draft duke thënë se është i gatshëm të firmosë çdo propozim që hap listat 100%.

"Pas datës 30 korrik, propozimi jonë në 1 janar kishte të bënte me sistemin zgjedhor ku kërkonim lista të hapura kombëtar. Ndryshimet e Kushtetutës ishin me lista të hapura jo më pak se 2/3 kështu që propozimi ynë në 14 janar nuk ka gjetur rrugë në ndryshimet kushtetuese në 30 korrik. Parimisht do të doja që në emër të 11 deputetëve i qëndroj propozimit të fundit, 4 nene kemi kërkuar që të ndryshohet në frymën e plotë të ndryshimeve Kushtetuese, nuk kërkojmë që të kushtëzojmë asnjë parti, por nuk pranojnë të na kushtëzojë asnjë parti përveç asaj hapësire që na jep kushtetuta. përshëndes të gjitha propozimet që është në sinkron e propozimeve të 11 kolegëve propozues. Për të hapur listat 100% do t'i vihesha në dispozicion të gjithave propozimeve, çdo parti që nuk ka përfaqësues politik në parlament, duhet të mbledhë 20 mijë firma që ta sjellë në parlament. Të gjejmë një konsenus që të mos tallemi me listat dhe as qytetarëve. Varianti i PS nuk është votim i 25 prillit, por një formë sondazhi, ju thoni që listat i kemi të hapura por nuk i respektojmë votat e qytetarëve për shpërndarjen e mandateve. Unë kërkoj që atë që kemi rënë dakord së bashku me 106 vota në këtë sallë t respektojmë. mos më pengoni çfarë më jep të drejtë kushtetuta dhe as nuk e bëj këtë. Nëse doni 1/3 e listën së mbyllur ruajeni, por mos më pengoni mua që të gjitha subjektet të garojnë me lista jo më pak të mbyllura si 100% të hapura. Nëse ju jeni në këtë linjë e bëjmë së bashku dhe hyjmë në një garë të ndershme që në këtë sallë të vijnë deputet që i zgjedh populli.  Ne kërkojmë që numërimi të jetë me administratë jo politik, nuk është e tepër që të gjendjen 1008 votues që të vijnë nga arsimi, noter, nuk besoj se është e vështirë për t'i gjetur. Nuk na tremb pragu, por nëse ne 10% një subjekt politik i takojnë 14 mandate, ku do i gjeni me mandatet. Prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Prandaj idealja do të ishte që të ishte prag natyral. As nuk iu hyjmë në hak e as mos na hyni", tha Murrizi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS