21 nga 23 arrestet e lëshuara nga SPAK ditën e djeshme për dosjen 339 ishin për komisionerët e zgjedhjeve të qershorit 2017, por dy prej nuk kanë mbërritur në destinacion. Kjo pasi fatkeqësisht dy nga komisionerët e asaj periudhë kanë ndërruar jetë, por siç duket SPAK nuk ka qenë në dijeni, pasi rezultojnë të parregjistruar nga regjistri civil.