#tvora #rtvoranews
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK, ka firmosur arrestimin e 22 ish-komisionerëve pasi ka provuar votimin e parregullt të 52 personave në emër të shtetasve që ndodheshin jashtë shtetit në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës. Tri episodet e manipulimit të procesit zgjedhor janë zbardhur në kuadër të hetimeve për dosjen 339 ku edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është evidentuar në përgjime me vëllezërit Avdylaj.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka firmosur 22 urdhëra arresti në lidhje me dosjen ?339?.
Dhjetëra komisionerë akuzohen se kanë lejuar votime të parregullta të personave të tjerë në tri qendra në Durrës ne emër të shtetasve që sipas prokurorisë, ditën e zgjedhjeve kanë qenë jashtë shtetit.
Sipas prokurorisë, pas nisjes së hetimit për një grup kriminal që kryente trafikim droge ka rezultuar nga përgjimet dhe më pas është provuar se komisionerët e qendrës së votimit në Shetel, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Devid Biba, Emiljan Tuda dhe Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë që janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të 22 personave që ndodheshin jashtë vendit.
Organi i akuzës bën me dije se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në qendrën e votimit në kopshtin Rubjek, ku komisionerët Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyra Lala e Eemal Domi kanë lejuar votimin e parregult në emër të shtatë personave që ndodheshin jashtë shtetit.
Po kështu në qendrën e votimit tek shkolla 9-vjeçare në Rubjek sipas SPAK shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula e Qazim Lala kanë lejuar me dashje votimin e parregullt të personave të tjerë në emër të 23 shtetasve që ndodheshin jashtë shtetit.
Sipas SPAK gjatë hetimeve është identifikuar shtetasi Amelin Zeza i cili rezulton se ka votuar ne emër të personave të tjerë më shumë se një herë.
Pas evidentimit të këtyre rasteve, prokuroria ka kërkuar në Gjykatën Speciale caktimin e masave arrest me burg për 11 persona, arrest shtëpie per tetë të tjerë dhe detyrim paraqitje për tre të pandehur.
Për llogari të hetimeve të dosjes ?339?, është marrë në pyetje nga prokuroria e krimeve të rënda edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili rezultoi në përgjime me vëllezërit Avdylaj, por emri i tij nuk është përfshirë nga SPAK në aksionin e fundit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dosja-339-spak-firmos-22-urdherarreste/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp