TIRANË - Gjykata Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsion rrëzon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për mbylljen e hetimeve për aktin terrorist në ndeshjen e futbollit Shqipëri- Izrael më 12 nëntor të vitit 2015 dhe i lë afat edhe 3 muaj të tjerë për të kryer hetime më të plota.
Në një vendim të marrë javën e kaluar, GJKKO vendosi t'ia kthejë dosjen SPAK për të vijuar hetimin, ndërsa nuk ka lënë pas edhe kritikat ndaj procesit të hetimit.