Ora News - Salianji: Dosja “339” provon faktet që Dako komunikon me trafikantë, të arrestohet

Ora News Lajme 2018-11-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike vijoi sërish akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke theksuar se dosja ?339? provon se kryebashkiaku ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me trafikantët ndërkombëtarë të drogës para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Deputeti Ervin Salianji tha se dosja 339 nxori mënyrat sesi krimi përfiton nga marrëveshja me pushtetin e Edi Ramës, duke shtuar se Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Deklarata e plotë e Salianjit:

Dosja 339 ka faktuar përtej çdo dyshimi se Vangjush Dako, në bashkëpunim me bandën e Avdylajve ka kryer krimin elektoral të blerjes së votave në Qarkun e Durrësit.

Përgjimet e dosjes 339, një prej të cilave daton në shkurt 2017, provuan se Vangjush Dako ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me trafikantët ndërkombëtarë të drogës para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke i shkëmbyer me pasuri, pushtet dhe favore votat e blera prej tyre për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.

Dosja 339, që çon në burg Vangjush Dakon, faktoi se nga marrëveshja me krimin, Edi Rama:

-Përfitoi vota

-Bëri presion kriminal mbi votuesit;

-Krijoi pabarazi mes kandidatëve

-Lejoi praninë e kriminelëve në Qendrat e Votimit

- Përdori para të pista në zgjedhje.

Dosja 339 nxori para shqiptarëve mënyrat sesi krimi përfiton nga marrëveshja me pushtetin e Edi Ramës, në ketë rast nga lidhja direkte me Vangjush Dakon.







Duke u angazhuar zgjedhje, krimi përfiton:

? Vijimin e aktivitetit kriminal të pashqetësuar nga shteti. Kjo provohet, kur një anëtar i bandës I kërkon Vangjush Dakos të ndërhyjë për të larguar FNSH-në.

? Fuqizimin e mëtejshëm ekonomik, si pasojë e marrjes së punëve e shërbimeve publike, siç ka ndodhur në Durrës,

? Favore në zyrat e shtetit, leje e licenca publike, regjistrime pronash të paluajtshme, njësoj siç ka ndodhur në Durrës.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga Edi Rama.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/salianji-dosja-339-provon-faktet-qe-dako-komunikon-me-trafikante-te-arrestohet

Share This Video


Download

  
Report form