#tvora #rtvoranews
Zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë Lezhë do të hetohen. Gjykata e Lezhës ka detyruar prokurorinë që të regjistrojë procedim penal dhe të hetojë procesin e votimit mbi bazë të një kallëzimi të Partisë Demokratike.
Selia blu në vitin 2019, bëri një kallzim për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe rezultatesh zgjedhore e disa shkelje të tjera komisionerët dhe numëruesit në KZAZ nr 12 dhe 13.
Rreth një vit nga denoncimi, prokuroria vendosi të mos fillojë hetimin, por gjykata i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike, duke rrëzuar kështu organin e akuzës.
?Kjo është mundësi e dytë që i jepet prokurorisë të tregohet e paanshme. Ne do ta ndjekim hap pas hapi?
Duke vlerësuar vendimin e gjykatës, si një mundësi të dytë që i jepet, PD e Lezhës i kërkoi prokurorisë që hetimi tashmë i detyruar të jetë i drejtë, i plotë dhe i paanshëm për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek vota.
Në vendimin e prokurorisë Lezhë, thuhej se faktet e referuara për verifikim nuk përbëjnë vepër penale, ndaj ajo vendosi të mos hetojë votimet e 30 qershorit.
Zgjedhjet 30 qershorit janë paditur edhe në Gjykatën Kushtetuese nga Voltana Ademi.
Padia është depozituar në emër të shoqates se bashkive të Shqiperisë dhe nga Kushtetuesja kërkohet zhbërja e të gjithe procesit të 30 qershorit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zgjedhjet-e-30-qershorit-ne-lezhe-do-te-hetohen/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp