Ora News – Zgjedhjet e 18 qershorit, BE ekspertizë për përdorimin ose jo të teknologjisë

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkimi Evropian, ka ofruar ekspert për të diskutuar me përfaqësues të partive politike shqiptare mbi mundësinë e aplikimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet parlamentare.
Garancia ka ardhur gjatë një takimi të thirrur nga Ambasadorja Romana Vlahutin me përfaqësuesit e partive të vogla parlamentare, diskutim i cili vjen pas paralajmërimit të opozitës për bojkot të parlamentit në qoftë se nuk pranohet përdorimi i teknologjisë.
Mediu: Çdo opsion, çdo formë, çdo organizim, që i shërben zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, besoj që është e detyrueshme të jetë veprim politik dhe organizativ i opozitës shqiptare.
Por partitë e vogla ndahen për sa i përket teknologjisë, ato të rreshtuara pranë opozitës kërkojnë votim dhe numërim, ndërsa Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, por dhe partia ?LIBRA? propozon që elektronika të përdoret vetëm në numërim e votave.
Doda: Futja e teknologjisë sjell përmirësim të sistemit, por nuk mund të ketë besueshmëri vetëm ndaj teknologjisë pa pasur një votë fizike, sepse ndodh që në Shqipëri edhe me vota fizike nuk kemi rezultat real.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-e-18-qershorit-be-ekspertize-per-perdorimin-ose-jo-te-teknologjise/

Share This Video


Download

  
Report form