Ora News - Hila: Zgjedhjet e 18 qershorit mund të shtyhen, pse shkova në çadrën e PD

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti dhe drejtuesi i emisionit ?Arena? në Ora News, Dritan Hila ka sqaruar se pse mori pjesë në diskutimet në çadrën e protestën e opozitës, duke theksuar se pavarësisht se është i majtë, mbështet kauzën e zgjedhjeve të lira.
Ai tha se kishte shkuar tek çadra e opozitës edhe për një çështje tjetër. Hila thotë gjithashtu se zgjedhjet e 18 qershorit mund të shtyhen dhe se këtë e thonë edhe eksponentë të së majtës.
Pjesë nga intervista:
Hila: Ishte një ftesë e bërë nga PD-ja. Unë pata kurajën që shkoj, të bisedoj, jemi shqiptarë. Ka pasur koleg që kanë bërë spektakël. Unë isha prej atyre që më bënë ftesë dhe vajta, si gazetar dhe si qytetar i lirë. Pa dyshim mbështet kauzat e tyre, ata që ia vlejnë, siç është beteja për zgjedhje të lira. Duhet të mësohemi të dëgjojmë opozitën. Tek ai vend 7 vite përpara kanë qenë këta që janë sot në pushtet. Opozita është përfaqësuesja e 600 mijë shqiptarëve.
Në qoftë se duhet të ecim përpara le të harrojmë lidershipin e kaluar. Duhet të ngremë një lidership të ri dhe kjo është rruga që ata duhet të ndjekin. Ua thashë, dhe askush nuk më goditi. Shkova në një format ku isha i ftuar dhe nuk shkoj në asnjë vend ku jam i paftuar. Kanë qenë edhe kolegë të tjerë edhe më përpara. Zt. Shkullaku, i cili u ka thënë se ju duhet të shkoni deri në fund.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hila-zgjedhjet-e-18-qershorit-mund-te-shtyhen-pse-shkova-ne-cadren-e-pd/

Share This Video


Download

  
Report form