Ish-drejtuesja e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, nuk është paraqitur këtë të hënë para trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Prela, pëpërmjet bashkëshortit të saj, që ishte në seancë, ka kërkuar shtyerjen e saj, pasi ka paraqitur një raport mjekësor ku thuhet se për arsye shëndetësore nuk mund të paraqitet për 14 ditë.
Pas kërkesës së prokurores, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës më 5 shtator ora 15:00. Donika Prela u konfirmua në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, I cili u shpreh se nga verifikimet e kryera, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë. Por, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Gjatë seancës së fundit të KPA Prela ka kërkuar largimin e dy gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama nga shqyrtimi i vendimit pë të, pasi ajo ka hetuar familjarë të dy gjyqtareve ndaj kjo përbën konflikt interesi. Gjithsesi kërkesa Doniuka Prelës nuk u morën parasysh nga KPA dhe prokurorja do të gjykohet nga e njëjta trupë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonikaPrela#KPA#TopChannel