Komisioni i Posaçëm I Apelimit ka shkaruar nga detyra Donika Prelën, ish-drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Shkarkimi i Prelës është bërë për shkak se ka shfaqur probleme me pasurinë.
Trupa gjykuese e KPA-së ka vendosur se Prela nuk justifikon dot pasurinë, si dhe ka kryer deklarim të pasaktë.
Në përfundim të hetimeve, pas ankimimit të Komisionerit publik KPA konstatoi se për një apartament në Durrës dhe një në Tiranë, ka mungesë të justifikimit të burimit financiar. Po kështu KPA është shprehur se prokurorja ka probleme me burimin financiar për një hua prej 25 mijë euro. Në seancën e dhënies së vendimit Donika Prela nuk ishte e pranishme, madje as avokati i saj.
Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga verifikimet e kryera nga KPK-ja, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.
Më herët, Donika Prela kishte kërkuar përjashtimin nga trupi gjykues I KPA-së të Ina Ramës dhe Natasha Mulajt, pasi u kishte hetuar më konkretisht kushërirën dhe vëllezërit, por kjo kërkesë nuk iu pranua.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonikaPrela#KPA#TopChannel