Plazhi i panjohur i Bisht Kamzes |Lajme-News

RTV KLAN 2020-08-04

Views 10

I njohur për pejsazhin e larmishëm dhe tejet tërheqës, plazhi i Bisht Kamzës, 11 kilometra nga Durrësi, në ketë periudhë pandemie është një destinacion që po lakmohet shumë nga pushuesit.
Në 13 kilometër vijë bregdetare, sipërfaqe të bollshme me rërë e ujë të pastër, pushuesit pranojnë se janë aty për qetësinë që ky plazh ofron. Por sipas tyre, investimet aty janë të domosdoshme.
?Në përgjithësi është mirë, vetëm do investime për rrugë, dushe, roje bregdetare?.
?Vend shumë i qetë?.
?Shumë mirë, pastër qetë?.
Për të apasionuarit e natyrës, kjo zonë turistike ofron edhe një nga lagunat më të rëndësishme në vend, e pasur me flor dhe faunë.
Laguna shtrihet në të dy anët e rrugës së plazhit me gjire e parcela toke të krijuara nga baticat e zbaticat e detit.
Me një kurorë të gjelbër, e cila nis në pikën skajore të Porto Romanos dhe vijon deri afër grykëderdhjes së lumit Erzen në det, ketu vizitorët mund të shfrytëzojnë edhe parkun me pisha, akacie e bredha për ecje apo piknik.
I gjithë mozaiku natyror shtrihet në veri të qytetit që nga vendasit njihet edhe si plazhi i sektorit Rinia dhe mund të arritet vetëm për 15 minuta udhëtim me makinë nga qyteti i Durrësit.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form