Rreth 20 banorë të cilët jetojnë në godinat e ish-konvikteve të Institutit Bujqësor kanë kërcënuar se do të hidhen nga pallati nëse shteti nuk u risjell energjinë elektrike në banesat e tyre. Prej tetë muajsh, mbi 520 familje që jetojnë në këto godina nuk kanë energji elektrike.