#tvora #rtvoranews
Shqipëria do të zbardhë emra e pronarëve të kompanive offshore të regjistruara në parajsat fiskale. Pr/ligji i miratuar nga qeveria ka kaluar në parlament dhe parashikon krijimin e regjistrimit të pronarëve përfitues.
Nga këto kompani do kërkohet publikimi i emrave vetëm për ata persona që zotërojnë të paktën 25% të aksioneve.
Vendimi i ministrisë së Financave për regjistrimin e pronarëve të këtyre kompanive vjen pas rekomandimit të komitetit të ekspertëve për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit pasi Shqipërisë i mungonte një mekanizëm identifikimi.
Drafti parashikon që jo vetëm kompanitë offshore por të gjitha subjektet ekzistuese duhet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit të identifikojnë pronarët përfitues si dhe të krijojnë dhe mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues.
Ministria e Financave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të krijojnë regjistrin e pronarëve përfitues jo më vonë se data 3 janar 2021. Regjistri do të administrohet nga qendra kombëtare e biznesit dhe do të shërbejë si arkivë elektronike zyrtare. Të gjithë pronarët e subjekteve që nuk regjistrojnë të dhënat në regjistër duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm do të gjobiten nga 150 ? 500 mijë lekë.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shqiperia-do-te-zbardhe-emrat-e-pronareve-ne-parajsa-fiskale/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv