Ora News - Lehtësira fiskale, subvencione dhe rrugë për ata që do të investojnë në agroturizëm

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë ata qytetarë që do të investojnë në agroturizëm nuk do të paguajnë tatim-fitim dhe TVSH për një periudhë 2-4 vjecare. Kryeministri Edi Rama tha se standardet që duhet të plotësohen do të përcaktohen me një vendim të qeverisë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri premtoi më shumë mbështetje të ujsjellësave ndërsa kryeministri Rama në ditën e dytë të aksionit të ujit paralajmëroi bashkitë të kontribujonë në këtë nismë ose në të kundërt sdo të marin asnjë mbështetje buxhetore.

Tirane- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në paketën fiskale sa i përket investimeve në agro turizëm. Sot gjatë prezantimit të programit për 100 Fshatrat turistikë ai nënvizoi se do të hiqet TVSH dhe Tatim-Fitimi për të gjitha ata që do investojnë, por pa përcaktuar afat se kur do të merret ky vendim.

Edi Rama: "Lidhen me TVSh, tatim fitimin dhe një gjë e kemi të përcaktuar. Programi i lehtësirave fiskale do të jetë i limituar në kohë. Nuk do të jetë i pafund"

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë premtoi investime në ujsjellës kanalizime për këto 100 fshatra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lehtesira-fiskale-subvencione-dhe-rruge-ata-qe-do-te-investojne-ne-agroturizem

Share This Video


Download

  
Report form