#tvora #rtvoranews
Deri në 90 %, përllogaritet të ketë rënë numri i pushuesve të huaj përgjatë muajit korrik në bregdetin e Vlorës. Rënia drastike, sipas punonjësve të Qendrave të Vizitorëve lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e Koronavirusit!
Qendrat e vizitorëve bosh janë dëshmia se Vlorës këtë sezon turistik i mungojnë në masë turistët e huaj!
Krahasimi i të dhënave me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar tregon rënie drastike me rreth 90 % të numrit.
?Efekti Covid është ndjerë më shumë te vizitorët, ku statistikat referojnë se a pasur rënie drastike. Vitin e kaluar në korrik qendra do të ishte plot me turistë. Në krahasim është 10 % krahasuar me vjet.?
Pandemia e koronavirusit që ka detyruar politikën e kufizimit të lëvizjes së lirë është arsyeja kryesore e mungesës së të huajve!
?Ka kryesisht turistë shqiptarë që e kanë informacionit, ndërsa turistët e huaj mungojnë ose janë të kufizuar.?
Bazuar në përvojën që kanë krijuar, punonjësit e zyrave të vizitorëve në Vlorë bëjnë edhe dallimin mes turistëve të huaj dhe atyre vendas.
Destinacionet apo mënyrën si i organizojnë ditët e pushimeve.
?Këtë vit preferojmë ose jemi të detyruar që të preferojmë turizmin shqiptar. Nuk mund të jetë pengesë pandemia që shqiptarët t?i kalojnë pushimet në Vlorë e në gjithë Shqipërinë. ?
Sezoni turistik mes pandemisë së Covid 19, është parashikuar i vështirë nga operatorët turistikë të cilët thonë se ende po punojnë me rreth 20 % të kapacitetit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vlore-90-me-pak-turiste-te-huaj-korriku-renie-drastike-ne-krahasim-me-2019-n/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp