#tvora #rtvoranews
Efektet ekonomike te pandemisë së Covid-19 kanë nisur të ndihen në ekonominë e vendit. Të dhënat e INSTAT flasin për një rënie të frikshme të numrit të shtetasve që kanë vizituar Shqipërinë në muajin qershor 2020 përfshirë dhe kosovarët.
Ndër sektorët më të prekur turizmi ka pësuar një rënie me 71% dhe sipas statistikave të INSTAT 179 mijë e 594 shtetas të huaj dhe 364 mijë e 547 shtetas shqiptarë kanë vizituar Shqipërisë muajin e kaluar.
INSTAT vëren se ka një ulje të numrit të shtetasve kosovarë që kanë vizituar Shqipërinë duke u përgjysmuar në krahasim me një vit më parë.
Vitin e kaluar Shqipëria kishte një bum vizitorësh polakë që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet ndërsa këtë viti numri i tyre ka rënë me 95%.
Të dhënat për muajin korrik dalin në gusht, por nisur nga fluksi në kufi ka një rritje të shtetasve kosovarë që po vizitojnë Shqipërinë për pushime.
Po kështu pezullimi i fluturimeve ka bërë që të ulet numri i shtetasve që janë larguar nga Shqipëri ku në qershor ulja ka qenë me 65.1% .
Krahasuar me Qershor 2019, ky tregues rezulton me rënie 66,3 %.
Kujtojmë që shqiptarët nuk lejohen ende të udhëtojnë të vendet e zonës Schengen përveç atyre që janë të pajisur me dokumente qëndrimi në vendet e Schengenit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/covid-gjunjezon-turizmin-renie-me-71-ne-krahasim-me-1-vit-me-pare/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv