http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse periudha e festave është nje mundësi per tregtarët e vegjël qe të rritin shitjet dhe fitimet e tyre, ditët e fundit të 2015-ës kanë qenë mjaft të varfra në blerje. Në tregjet e reja që Bashkia e Tiranës ka ngritur për t?i ofruar më shumë produkte dhe për t?i ardhur më afër qytetarëve, shitësit ankohen se ky ka qënë një nga vitet më të vështirë për ta. Disa thonë se nuk po arrijnë dot të shesin as gjysmën e mallit që kanë, edhe pse çmimet janë më të ulëta se më parë. Vetë blerësit thonë se po marrin vetëm ushqimet më të domosdoshme që nevojiten në tryezë gjatë natës së ndërrimit të viteve. Çmimet janë të pranueshme, por buxheti familjar këtë vit ka qënë më i vogël. Por ka edhe nga ata që do të shtrojnë një tavolinë pa dy elementet më tradicionalë të vitit të ri: bakllavanë dhe gjelin e detit. Shitësit thonë se do të presin edhe gjatë datës 31 dhjetor nëse ka shtim të kërkesës, ndërsa shprehen se ka edhe nga ata qytetarë që vijnë dhe kërkojnë të marrin mallin me lista.